Ndasitë në komunën e Preshevës u shfaqën qartë pas shkarkimit të kryetares së saj, Ardita Sinani nga Kuvendi Komunal, një lëvizje kjo që sic thuhet erdhi si “pasojë e krizës institucionale dhe mosfunksionimit të pushtetit lokal”. Sinani ishte zgjedhur në krye të Preshevës më 21 maj 2021, si pjesë e Partisë për Veprim Demokratik.