Rebelët Huthi në Jemen kanë goditur një anije mallrash në pronësi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ishte duke kaluar në gjirin e Adenit, siç konfirmoi Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara, ndërsa ekuipazhi i anijes ka deklaruar se nuk ka të lënduar apo dëme të mëdha dhe se po e vazhdon rrugëtimin. Sulmin e pranuan edhe vetë rebelët përmes zëdhënësit ushtarak, Yahya Saree. Pamjet: AFP