Një moment tensioni është regjistruar pak më pare në KZAZ nr.35 në njësinë 5 në Tiranë aty ku po vijon numërimi i votave prej orësh. Vëzhguesit e “Bashkë Fitojmë” kanë debatuar me të Partisë Socialiste, pasi këta të fundit duartrokisnin gjatë momentit të numërimit të votave, ku në avantazh është Velaij. Në debat u përfshi edhe Dorian Teliti, Anëtar i Këshillit të Sali Berishës.