Qeveria e Kosovës i ka rekomanduar Kuvendit të Kosovës shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Kimete Gashi. Kjo e fundit kishte rekomanduar që Ministria e Shëndetësisë të nënshkruante kontratë për dhënien e tenderit për insulinat një kompanie që nuk ka certifikatë të cilësisë. Sipas kreut të ekzekutivit vendimi i OShP-së po e rrezikon shëndetin publik.