Top Channel/ “Tempulli i dijes” në Gjirokastër, botim historik për 100 vitet e liceut të dikurshëm
22/12/2024 20:37

Në Gjirokastër ish gjimnazistë të njërës prej shkollave më të hershme në Shqipëri gjimnazit “Asim Zeneli” ose Liceut të dikurshëm francez kanë memorizuar me një botim që përmbledh histori e kujtime 100 vite traditë në edukimin e gjeneratave të tëra që prej vitit 1923. Kujtimet e përmbledhura në botimin me disa autorë “Tempulli që na mëkoi me dije për jetën” u ndanë mes gjimnazistë të gjeneratave të ndryshme në shtëpinë muze të shkrimtarit Ismail Kadare duke nderuar edhe kontributin e tij të veçantë në historinë e gjimnazit. Ksenofon Krisafi, ish-nxënës bashkautor i botimit thotë: “Është libri i një grupi autorësh prej 30 vitesh. Ish-gjimnazistë të gjimnazit “Asim Zeneli” të cilët rreth para një viti gjykuan se do të ishte mirë që në kuadrin e kremtimit të 100 vjetorit të gjimnazit të ofronin një dhuratë simbolike, një libër me kujtimet me mbresat. Ne e kemi promovuar këtë para pak ditësh në Tiranë tek Akademia e Shkencave me një numër të konsiderueshëm gjirokastritësh aq sa nuk kishte mbajtur kurrë salla e Akademisë së Shkencave. Sot të vish tek shtëpia e Ismail Kadaresë që përfaqëson një vatër kulture e emancipimi edhe përtej Shqipërisë është një nder e privilegj. Kjo është arsyeja që sot ne jemi tek shtëpia e Kadaresë dhe që e zgjodhëm këtë për të promovuar këtë libër të 30 shokëve dhe shoqeve të gjimnazit të viteve ’60-’70.” Prof. Dr. Ymer Çiraku shprehet: “Ky gjimnaz mund të quhet sot një akademi e arsimit shqiptar. E meriton për gjithë atë histori që tani e kaloi një shekull e në këtë histori shekullore kanë dalë intelektualë të shquar.” Në vitin 1923 në Gjirokastër liceu francez drejtuar nga francezi Viktor Kutan çeli dyert e tij për të shënuar një ngjarje kulminante emancipuese. Para luftës së Dytë Botërore Gjirokastra kishte një numër më të madh nxënësish që kishin përfunduar arsimin e mesëm sa e gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë e marrë së bashku. Jorgji Meksi një prej patriotëve të kohës e kujton kështu në ditarin e tij ditën e çeljes së liceut në Gjirokastër tregon: “Çupat me çanta në duar, shkuan në lyce, për gëzim të qytetarëve e për inat të miqve të errësirës medievale (mesjetare). Gjirokastra tregoi edhe një herë se është në ballë të arsimit dhe të progresit”. Gjimnazi ku studioi Eqrem Çabej, Ismail Kadare, por edhe ish diktatori Hoxha po përpiqet të risjellë memorien historike të një institucioni që u bë qendra e jetës dhe zhvillimeve intelektuale në Jug. Që prej vitit të kaluar nisi një fushatë që vijon të mbetet e hapur për donacione, dorëshkrime, kujtime, fotografi për të vijuar të frymëzojë brezat në vijimësi. Liceu Francez i dha shtypit shqiptar dhjetëra kronikën e gazetarë, politikës shumë figura kulminante, luftës 35 dëshmorë, artit, kulturës shkencës e mjekësisë të paktën 30 personalitete të spikatur, dhe vetë qytetit peshën e qendrës më të rëndësishme qytetare të Jugut.

Festa e kulturës së Suedisë në zemër të Shqipërisë – Javët Kulturore Ndërkombëtare | Top News
04/07 20:30
Top Channel/ Mahnitëse në Kalanë e Gjirokastrës, zbulohet një kullë guri mijëra vjeçare
03/07 15:41
Top Channel/ Një vit pa Ismail Kadarenë! Përkujtohet gjeniu i letrave
01/07 15:51
Top Channel/ Të bësh art me drurin, mjeshtri i drugdhendjes: Interesimi për suvenire është rritur
29/06 12:44
Top Channel/ Punimet me grep në Korçë, ruhet tradita me teknikat e vjetra
29/06 12:44
Top Channel/ Gjirokastër, 85 mijë turistë në kala, gjatë verës shkojnë mbi 1 mijë në ditë
29/06 12:26
Top Channel/ Shuhet Mitropoliti i Gjirokastrës! Ndërroi jetë Imzot Dhimitri në moshën 84-vjeçare
29/06 12:23
Top Channel/ Fshati 8,500-vjeçar! Zbulimi i vendbanimit të Linit tregon rrugëtimin e njerëzimit
28/06 15:10
Top Channel/ “Turizëm përmes tingujve”! Orkestra Frymore e Ushtrisë sjell emocion në Gjirokastër
28/06 14:58
Ditët artistike të Javës Kulturore Izraelite – Javët Kulturore Ndërkombëtare | Top News
27/06 20:30
Top Channel/ “Ekrani i Artit” në Shkodër, edicioni i 8 ku u shfaqën 111 vepra artistike e ekspozita
25/06 09:28
Top Channel/ Festival teatri në Maliq e Pogradec, “Albamono” nis me shfaqjen e parë “Medea”
25/06 09:27
Top News – ‘Kandidati për kandidat’. Çejku, roman satirik për politikën dhe moralin
23/06 17:15
Top Channel/ Mjeshtri i thurjes në Korçë! Avni Kallo ka siguruar jetesën me këtë zanat
22/06 20:21
Top Channel/Në Shkodër të huajt “njihen” me diktaturën/ Turizmi në “Vendin e dëshmisë dhe Kujtesës”
22/06 15:14
Top Channel/ Dasma hasiane, veshjet popullore dhe muzika tradicionale u kthyen në spektakël
21/06 12:50
Top Channel/ “Kujtesa e mesdheut”! 700 vepra nga shekulli XIV-XIX në Bibliotekën Kombëtare
19/06 12:26
Top Channel/ “Çfarë pa shërbëtorja”! Komedia me regji të Kiço Londos në skenën e Teatrit Kombëtar
19/06 12:24
Top Channel/ Klasat e qëndisjes, artizanët në Gjirokastër promovojnë kulturën e traditën te turistët
18/06 12:37
Top News – Jenny e ‘Ace of Base’, koncert në Tiranë. Zëri ikonik pushton sheshin ‘Skënderbej’
16/06 21:18