Dhjetëra persona të arrestuar nën akuzën për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike janë njohur këtë të diel me masën e sigurisë në Durrës, Fier, Vlorë dhe Korçë. Gjykata ka caktuar masën për disa nga 233 të arrestuarit gjatë operacionit “Tempulli”, që u zhvillua me qëllim ndalimin e shitjes së drogave pranë shkollave.