Ekspertët po e quajnë “stuhi e të nxehtit”: Europa Juglindore vazhdon të mbetet në darën e përvëlimit dhe vendet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Greqia. Akropoli vazhdoi të mbetet i mbyllur edhe pasditen e së djelës, ndërsa një ishull spanjoll evakuoi katër mijë banorë nga rreziku i zjarreve pyjore. Në tre këto vende, zhiva e termometrit po shënon nivele rekord, duke dëmtuar bujqësinë dhe duke ua vështirësuar pushimet turistëve.