Pas reshjeve të dendura të dëborës i gjithë rrethi i Bulqizës është gjatë pasdites është pushtuar nga ngricat dhe temperatarat e ulëta deri në minus 10 gradë. Ulja e temperaturave ka vështirësuar edhe më tepër qarkullimin e mjeteve por jo vetëm. Ngricat kanë vështirësuar edhe lëvizjen e banorëve në qytetin e Bulqizës, ku për shkak të akullit të formuar në rrugë, disa banorëve u është rrezikuar jeta, pasi janë rrëzuar në pedonalen e qytetit. Kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë kanë kapur momentet kur banorët rrëzohen për shkak të të ftohtit të akullt.