Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka akuzuar Partinë Socialiste se po bllokon ngritjen e komisionit të brendshëm financiar. Në një deklaratë për mediat u shpreh se pavarësisht se kanë kaluar 10 muaj nga konsituimi i Këshillit Bashkiak, po pengohet ngritja e këtij komisioni i cili sipas tij është pjesë e rregullores së institucionit.