Top Channel/ “Telenovela” me emigrantët në Gjadër, do rikthehen prapë në Itali
31/01/2025 23:03

Gjykata e Apelit të Romës vendosi kthimin në Itali të 43 emigrantëve nga Bangladeshi dhe Egjipti të dërguar në kampin e Gjadrit. Hera e tretë që kjo ndodh që kur janë hapur kampet në Shqipëri, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës Evropiane që do të shprehet përfundimisht për çështjen e vendeve të sigurta më 25 shkurt. Media italiane raporton se në përfundim të seancave dëgjimore me videokonferencë, Komisioni i Azilit shqyrtoi kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare të 43 emigrantëve në Gjadër dhe arriti në përfundimin se shumica e kërkesave ishin “dukshëm të pabazuara”. Vetëm një individ u vlerësua si i cenueshëm dhe do të vazhdojë procedurën për azil sipas rregullave të zakonshme. Disa organizata dhe grupe politike kanë ngritur shqetësime të forta për mënyrën se si po trajtohen azilkërkuesit në Itali. Përfaqësues të Tryezës së Azilit dhe Emigracionit kanë theksuar se praktikat e përdorura nuk përputhen me ligjin ndërkombëtar dhe atë europian, duke akuzuar autoritetet italiane për refuzim të drejta të azilkërkuesve dhe për mungesë mbrojtjeje ligjore për ta. Sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein, kritikoi ashpër qeverinë “Meloni” për menaxhimin e situatës, duke e cilësuar si një “dështim të madh” dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministres italiane. Ajo e akuzoi qeverinë për shpërdorim të burimeve publike dhe për mosrespektim të ligjeve dhe vendimeve të BE-së. Sipas Schlein, kostot për këtë proces tashmë kanë tejkaluar një miliard euro, të cilat mund të ishin investuar në fushën e shëndetësisë.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52