Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë e artikuloi hapur mendimin për telefonatën e shumëpërfolur mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin: Për Boris Pistorius, ajo ishte “një dështim”. ASgjë nuk ndryshoi, u shpreh ai për programin gjerman ZDF-Morgenmagazin.