Besnik Dervishi, komisioner për të drejtën e informimit mblodhi në Tirana homologët e tij në konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, për të nxitur dialogun, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit. Në këtë konferencë, kryeministri Edi Rama pati një fjalë përshëndetëse. “Mendoj se sfida është si të bëjmë që të rriturit të mos i tremben dritës e si t’i bëjmë qeveritë dhe institucionet shtetërore të mos i tremben dritës. Në këtë kontekst, dua të shtoj se e drejta për informim nuk është thjeshtë një instrument demokratik, por një parakusht për shëndetin dhe zhvillimin e demokracive funksionale”.