“Koalicioni i të Vullnetshmëve”, për Ukrainën u takua në margjinat e samitit të Tiranës pa Giorgia Melonin. Megjithatë, kryeministrja italiane jo vetëm nuk u dekurajua, por organizoi dhe ajo nga ana e saj një raund bisedimesh transatlantike në Romë mes Zëvendëspresidentit të SHBA-së, JD Vance dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.