Top Channel/ “Te varri yt, erdha i fundit babë”! I emocionuar, Thaçi vendos lule në varrin e të atit
21/03/2025 15:55

Nën përcjelljen e forcave policore, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi erdhi përsëri në Kosovë. Ndalesa e parë ishte varri i babait të tij që ndërroi jetë pesë ditë më parë. I emocionuar, ai vendosi lule dhe u përul pranë varrit. “Te varri yt, erdha i fundit babë“, ishte kujtimi i Hashim Thaçit që la mbi varrin e të atit, të cilit nuk ia dha lamtumirën e fundit, pasi Gjykata Speciale nuk i dha leje. “Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti dorë më dorë do t’i falenderoj të gjithë“, vazhdon mesazhi i ish-presidentit që la mbi varrin e babait. Dhomat e Specializuara i kanë mundësuar një vizitë dy ditore Hashim Thaçit, i cili të premten, nga varrezat e fshatit të lindjes u ndal në shtëpinë e tij, ku takoi nënën e gruan. Pas tre orësh qëndrimi në shtëpinë në Buroj, Thaçi nën përcjelljen e forcave të EULEX-it e Policisë së Kosovës u nis në selinë e misionit evropian ligjzbatues, ku do të qëndrojë deri të shtunën. Në ditën e dytë, ish-presidentit i është mundësuar të takojë familjarët e tjerë. Hashim Thaçi kishe kërkuar leje të përkohshme nga Dhomat e Specializuara për të marrë pjesë në varrimin e të atit më 18 mars, por një gjë e tillë u pamundësua. Ai takoi të atin e sëmurë në spital, tre ditë para se të vdiste. Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit ndërroi jetë më 16 mars.

Top News- Vijon seria e dështimeve në Kuvend/ PDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
03/07 22:00
Top News- I nxehti ekstrem vjen në Kosovë, autoritetet ‘frikë’ nga temperaturat e larta
03/07 20:27
Top Channel/ Kosova, sytë nga Kushtetuesja! Opozita kundër votimit të fshehtë
03/07 19:54
Top News-Vatra e parë e murtajës në Kosovë/ Karantinohet ferma në Prizren, autoritetet shtojnë masat
03/07 17:57
Top Channel/ Kosova nuk konstituon Kuvendin, avokati i dërgon deputetëve gomerë!
03/07 15:05
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani po takon krerët politikë për gjetjen e zgjidhjes
03/07 12:44
Top News – Përpjekjet e Osmanit për zgjidhjen e ngërçit. Konstituimi, dita e dytë e negociatave
03/07 11:52
Top Channel/ E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë
03/07 11:46
Top Channel/ “Thaçi e Veseli udhëzime nga burgu”, organizatat e UÇK-së” i hidhen nën fyt” Kurtit!
03/07 11:31
Top News – Gomerë në oborrin e Kuvendit, protesta simbolike në Kosovë
03/07 11:03
Top Channel/ Osmani “bind” Kurtin, kryeministri: Do bëjmë çmos për konstituimin e Kuvendit!
02/07 14:52
Top News – ‘Diskutuam gjerë e gjatë…’. Kurti pas takimit me Osmanin për ngërçin e KuvenditNDIT
02/07 14:39
Top News- Mbyllja e USAID për Kosovën/ Ish-ambasadori: E ndihmuam të dalë nga spastrimi etnik
02/07 13:45
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani takohet me udhëheqësit e partive politike
02/07 12:49
Top News – Shtrenjtohen tarifat në stacion. Linjat e autobusëve në Prishtinë paralajmërojnë grevë
01/07 23:00
Top News – Protestë në Merdarë. Kurti ndërton urën, serbët bllokojnë rrugët
01/07 21:00
Top Channel/ Kurti nuk tërhiqet! Nis ndërtimi i dy urave të reja, BE: Ne nuk jemi pjesë
01/07 20:04
Top News- Fondet e BE mbeten ‘pezull’/ Kos: Presim që të formohet qeveria e re në Kosovë
01/07 16:47
Top Channel/ Kurti nuk “tërhiqet”: Nis ndertimi i dy urave te reja krah Ures se Ibrit!
01/07 16:01
Top Channel/ Ura e re mbi Ibër, lidh dy pjesët e Mitrovicës. Reagon BE: S’jemi të përfshirë
01/07 12:52