Kthimi i Evës nga Siria në shtëpi, ka ngjallur shpresat e familjarëve të 22 grave e fëmijëve shqiptarë që raportohet se vijojnë të qëndrojnë atje nën ndikimin e ekstremizmit islamik. Në një rrëfim në Shqipëria Live me Sidorela Gjonin, gjyshi i Alvin Berishës vogëlushit që u shpëtua nga kampi i ferrit në 2019, rikthehet me thirrjen ndaj shtetit për të ndihmuar në bashkimin me vajzën e tij.