19 pikë diferencë ndajnë Tiranë me Partizanin në këtë fazë të Abissnet Superiores por jo nuk e bën më pak të bukur apo interesant derbin e kryeqytetit, ndeshjen më të madhe të futbollit shqiptarë që do të luhet ditën e shtunë në stadiumin "Air Albania". Bardheblutë kryesues të kampionatit pas 23 javësh do të kërkojnë vazhdimësinë duke u konfirmuar si skuadra më në formë e sezonit edhe pse derbi shpesh i ngjan një ndeshjeje që nuk lidhet me formën aktuale të secilës skuadër.