Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në një fshat të Fierit. Gazetari i Top Channel, Nertitan Trifoni raporton se shtetasi Hysen Mërnica ka qenë duke udhëtuar me motomjet në momentin që janë sulmuar me armë zjarri. E plagosur ka mbetur një grua rreth 50-vjeç, e cila është transportuar në spital.