Forcat e policisë janë përleshur me disa grabitës mëngjesin e sotëm në qendër të Athinës. Gazetari i Top Channel, Artur Bibe raporton se një shtetas i huaj, (që mund të jetë bullgar, shqiptar ose gjeorgjian) kishte vjedhur një makinë. Policia i zuri priti, por ai në vend që të ndalonte, ka qëlluar drejt motorit ku ndodheshin efektivët. Nga breshëria e plumbave, ka mbetur i plagosur një polic dhe vetë autori.