Pesë anëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar në Zveçan, pas situatës së tensionuar që është krijuar nga serbët atje. Mediat e Kosovës bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga vetë Policia e Kosovës, ku ka bërë të ditur se ka angazhuar njësitet relevante policore, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe rrethanave të krijuara nga ana e qytetarëve të tubuar, të cilët pengonin organet e rendit dhe zyrtarët shtetëror në ushtrimin e së drejtës së tyre legjitime.