Një investim i lënë në mes ka vënë në rrezik banorët e një zone në Porto Romano të Durrësit, ku rrëshqitjet e tokës dhe argjinaturës së kanalit të ujërave të larta kërcënojnë shtëpitë dhe bizneset e tyre. “Situata është shumë e rrezikshme për të gjithë banorët e kësaj lagjeje. Rrëshqitjet rrezikojnë të gjitha banesat e ndërtesat. Kërkojmë ndërhyrjen e bashkisë”, shprehet banori.