Në Gjirokastër festat e Nëntorit nisën gati një muaj më parë me përgatitje aktivitetesh që përfshinë këtë vit më shumë të rinjtë. Dhjetëra mësues, pedagogë e artistë u angazhuan në një fushatë njohjeje të rinjve me historinë, letërsinë dhe artin kushtuar Pavërësisë dhe 80 vjetorit të Çlirimit të vendit. Disa qindra nxënës dhe studentë u bënë pjesë e eventeve që vijojnë të mbahen prej disa ditësh. Universiteti i Gjirokastrës në bashkëpunim me teatrin profesionist të qytetit sollën një mbrëmje emocionuese poezie dhe kënge të lidhur me këto festa.