Për brezin e ri largimi nga Shqipëria është kthyer në një mentalitet të pandryshueshëm. Edhe në qytetin e Korçës të rinjtë janë të vendosur për tu larguar qoftë për studime apo edhe për të punuar ne vendet e tjera pasi këtu nuk shohin aspak shpresë. Sipas tyre gjetja e një vendi pune mbetet mjaft e vështirë e po ashtu pagesat mbeten të pamjaftueshme për një jetës normale ndaj për ta sytë mbeten drejt Europës apo edhe më tej drejt SHBA.