Zef dhe Dila Gjoka kanë lidhur jetën së bashku para 57 vitesh në fshatin Kalur. Krijuan familjen në këtë fshat dhe jetuan deri në vitin 2000 e më pas vendosën të jetonin në Lezhë, por iniciativa e djalit të tyre dhe më shumë dëshira e dy të moshuarve bëri që të kthehen pas 20 vitesh përsëri në fshatin Kalur për të jetuar.