Pas ndërprerjeve të gërmimeve në Minierën e Shtavalit në Serbi, Kosova po shfrytëzon kushtet atmosferike që ofron stina e verës, për të gërmuar brenda territorit të saj. Tashmë Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur ka identifikuar gjashtë lokacione. Puna që do të bëhet gjatë qershorit pritet të zbardhë fatin e personave të shumtë që u vranë e u zhdukën nga forcat serbe.