Një sherr banal mes disa turistëve të pa kënaqur dhe një taksisti ka vënë në alarm policinë greke. Të habitur kalimtarët e paktë që kalonin në rrugën ” Leoforos Vasilisis Sofias” rreth mesnatës, panë turistët e egërsuar të dhunojnë taksistin duke refuzuar të paguajnë. Madje tentuan disa herë t’i rrëmbejnë atij celularin dhe pajisjen e ‘gps’.