Vrasja e një 16-vjeçari në Gramsh për motive banale nga një bashkëmoshatar ishte krimi më i fundit që tronditi vendin. Por për seriozitetin e situatës mes të miturve flasin statistikat e policisë. Në katër muajt e parë të vitit, në kryeqytet janë identifikuar 318 të mitur si autorë të veprave të ndryshme penale. Ndërsa vitin e kaluar numri i tyre ishte 753.