Prej më shumë se 60 vitesh, Qani Nuredini end shkopinjtë me duart e tij të mbuluara nga kallot. Zanatin e mësoi nga babai dhe shprehet i kënaqur me të ardhurat që fiton edhe pse me keqardhje vëren se për shkak të moshës nuk punon dot si dikur. Gjithnjë e më shumë punimet me thupra janë të kërkuara në treg si objekte artistike, por edhe lehtësisht të përdorshme. Por gjithnjë e më rrallë gjen punues të thuprave të cilët me mjeshtëri të punojnë shporta, kanistra, apo objekte të tjera zbukurimi.