Shpresa Guçe po i gëzohet motit të ngrohtë të kësaj vjeshte, teksa jeton në kushte tejet të vështira nën hijen e shtëpisë së saj të dëmtuar rëndë nga tërmeti në zonën e plazhit në Durrës. Dimri i katërt e gjen sërish jashtë. Çadra që i dhanë është ende në këmbë, por bashkë me vajzën dhe dy mbesat e vogla janë zhvendosur në një kontejner të dhuruar nga kisha.