Top Channel/ Të implikuar funksionarë dhe ish funksionarë? SPAK kërkesa për dosjen “Toyota Yaris”
05/08/2024 21:40

SPAK i kërkon të dhëna shtesë Belgjikës dhe Francës dhe i dërgon me letërporosi kodet e tjera të SKY ECC për dosjen e prokurorëve të “Toyota Yaris”. Sipas burimeve, SPAK kërkon identifikimin e tyre pas hetimeve ku dyshohen se janë të implikuar edhe funksionarë dhe ish funksionarë të drejtësisë. Kjo vjen një javë pas katër masave ndaj kryeprokurorit të pezulluar të Vlorës dhe tre të tjerëve. Javën e kaluar Gjykata e Posaçme urdhëroi të mos publikohet vendimi duke paralajmëruar hetime për nxjerrje të sekretit hetimor. Raportohet se ka mjaft gjyqtarë dhe prokurorë që përmenden se janë korruptuar nga të dyshuarit dhe tarifat që kërkonte secili prej tyre. Pas këtyre dyshimeve, SPAK po mbledh prova për të implikuar të dyshuar. Më 31 korrik, GJKKO la në fuqi masën arrest në burg për kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka. Ai mohoi përfshirjen dhe hodhi poshtë transkriptimet dhe dyshimet se ka ndërhyrë për mbylljen e disa hetimeve në Tiranë dhe në Vlorë. Sipas SPAK, bëhet fjalë për ndikime tek funksionarë të drejtësisë për të lehtësuar dosjen “Toyota Yaris”, që nga një hetim për grup kriminal dhe pastrim parash prej 3.4 milionë euro u mbyll me një të dënuar. Për këtë çështje gjatë ditës janë sekuestruar disa dosje e fashikuj njëlloj si edhe për të tjera, si ajo e vendimmarrjeve për hetimin pasuror ndaj të shumë kërkuarit Suel Çela, proceduar nga ish krimet e rënda , apo dy dosje të kultivimit të drogës dhe të një vjedhjeje rrobash në një qendër tregtare. Jo zyrtarisht TCH mëson se lista e gjyqtarëve ish prokurorëve dhe ish gjyqtarëve të lakuar është mbi 14, për të cilët tregohet se si është ndërhyrë, por që për SPAK nevojitet të mblidhen prova për të vërtetuar se ata u korruptuan apo u ndikuan. E sigurt është që çështja mbetet e hapur, sepse siç pranon zyrtarisht SPAK hetimet vazhdojnë ndaj personave të tjerë, dhe ky rreth është ndaj funksionarëve të drejtësisë.

Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16