Kerkesat për punë dhe qëndrim nga shtetas të huaj që duan të jetojnë dhe punojnë në qytetin e Vlorës janë shtuar ndjeshëm. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë rritur dukshëm aplikimet për leje qëndrimi. Në muajin e parë të vitit 2025 janë regjistruar 187 aplikime për leje qëndrimi, nga të cilat janë miratuar 146.