Rreth 15 mijë shtetas të huaj me leje qëndrimi jetojnë e punojnë në Shqipëri. Janë këto shifrat e Institutit të Statistikave për vitin 2021, teksa ky tregues ka shënuar rritje përgjatë viteve të fundit. Pjesa më e madhe e tyre dominohet nga shtetasit e huaj nga Irani, ndjekur nga italianët dhe kosovarët. Arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve që vijnë në Shqipëri, gati 50% e tyre është për çështje punësimi në vendin tonë. Arsye të tjera lidhen me bashkimin familjar kryesisht nga shtetasit italianë, kosovarë dhe të huajt nga Turqia.