Fshati piktoresk i Vunoit mbi malin e Mjegulloshit me ndërtesat e gurta me sytë nga bregdeti jon është thuajse i vdekur. Dyert e shtëpizave i gjen ose të kyçura, ose në to jetojnë të vetmuar të moshuarit. Por prej një viti, heshtjen e fshatit e kanë thyer dy të rinj të huaj. Adriano me Sarën janë njohur e dashuruar me njëri tjetrin si turistë në jug të Shqipërisë, e kanë përftuar shpejt tiparet shqiptare.