Njësia e vetme e shitjes në fshatin Piskovë buzë Vjosës është një godinë e vjetër e ndërtuar gjatë diktaturës dhe e përshtatur për të qenë dyqan. Dyqani është qendra e jetës për rreth 50-60 banorë të moshuar që kanë ngelur në këtë zonë. Listat e detyrimeve të prapambetura për ushqime këtu janë shumëvjeçare.