Gjatë gjithë natës dhe paraditen e sotme ka pasur reshje të vazhdueshme dëbore në pjesën më të madhe të vendit. Ndonëse kemi hyrë në stinën e pranverës, në pamje duket se reshjet po vijojnë edhe në malin e Dajtit ku qytetarët e zgjedhin shpesh si destinacion për të kaluar fundjavën larg zhurmës së kryeqytetit.