Paraditen e kësaj të shtune, rruga e Plazhit në Durrës, paraqitet me një trafik tejet të rënduar. Aksi rrugor që lidh Urën e dajlanit me Plepat ka një fluks të lartë automjetesh që lëvizin drejt plazheve të Durrësit, Golemit e më tej drejt atyre në jug të vendit.