Mbrëmjen e së dielës do të luhet edhe ndeshja e ashtuquajtur e garës për titullin mes Tiranës dhe Lacit, praktikisht vendi i parë dhe i dytë në Abissnet Superiore pas javës së 21-të të sajë. Humbja e fundit e Tiranës me Kastriotin dhe fitorja e Lacit me Kukësin e ka ngjeshur në 3 pikë diferencën mes tyre, megjtihatë për trajnerin badheblu Orges Shehi ky takim duhet parë si i rradhës dhe jo si vendimtarë për sezonin.