Top Channel/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë, pjesa më e madhe të rinj
19/12/2025 19:50

Aq shqiptarë sa jetojnë në territorin shqiptar, thuajse po aq jetojnë jashtë. Në vitin 2025, sipas vlerësimeve të tërthorta nga Instituti i Statistikave, numri i diasporës së re të larguar që nga vitet 90’ llogaritet të jetë rreth 2.256. 346 shtetas jashtë vendit ose rreth 49% e shqiptarëve gjithsej, krahasuar me të dhënat e censit të popullsisë që zbuloi se në Shqipëri janë 2.402.113 banorë. Studimi i shifrave të diasporës nxjerr në pah një popullsi relativisht të re në emigrim, me grupmoshën 15-64 vjeç që zë peshën kryesore, më pas janë fëmijët deri në 14 vjec me 18% dhe shtetasit mbi 65 vjeç, afërsisht 5 %. ‘Stoku prej 1.177.529 individë janë meshkuj dhe 1.078.817 janë femra. Raporti tregon një diasporë me profil të ri, ekonomikisht aktive dhe me potencial të lartë kontributi në tregjet e punës të vendeve pritëse’. Ndryshe nga diaspora e hershme që udhëtonte drejt SHBA ku shqiptarët e parë që udhëtuan ishin arbëreshët, të dhënat e fundit tregojnë se diaspora e re në bazë të shtrirjes gjeografike preferon më shumë Europën. Komuniteti më i madh i emigrantëve shqiptarë ndodhet në Greqi. Por gjithashtu edhe në Itali, Gjermani, Francë, si dhe Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë vitit 2024, sipas Eurostat, Italia, Greqia dhe Gjermania janë vendet me përqëndrimin më të madh të shqiptarëve me leje qëndrimi për arsye të ndryshme, ku 47,6 % e lejeve të qëndrimit në 27 vendet e BE-së, janë për arsye të bashkimit familjar, ndjekur nga arsyeja për punësim me 29,1 %. Faktorët nxitës të largimit lidhen kryesisht me arsyetimin se janë në kërkim të mundësive më të mira ekonomike dhe motive të tjera të rëndësishme përfshijnë arsyet familjare (16 %) dhe arsimin (6).

Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.3%, shkak rritja çmimit të qirave dhe e ushqimeve
12/02 15:32
Top Channel/ Shqiptarët me lekë nëpër xhepa! 4.83 miliardë euro cash në 2025
08/02 19:46
Top Channel/ Rritet kredia për shtëpi/ Arrin në 64.4 miliardë lekë, dominon në monedhën vendëse
06/02 19:52
Top Channel/ Pagat indeksohen me 2.5%, Qeveria rrit pagat për 140 mijë punonjës të administratës
06/02 15:05
DIGITALB DIGITALB