Top Channel/ Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, tortura…
03/07/2025 22:59

Njëmbëdhjetë të burgosur politikë rusë u kanë shkruar një letër të hapur udhëheqësve botërorë duke kërkuar, si pjesë të negociatave midis Moskës dhe Kievit, lirimin e të gjithë disidentëve që ndodhen pas hekurave në Rusi për arsye politike, si dhe të gjithë civilëve ukrainas të ndaluar nga Moska gjatë pushtimit të Ukrainës nga trupat e Kremlinit. Letra u botua nga Reuters në faqen e saj të internetit, ku tregon qartazi kërkesën e tyre: “Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës që të vazhdojnë menjëherë me një shkëmbim të të burgosurve të luftës dhe civilëve sipas formulës ‘të gjithë për të gjithë’, përfshirë pengjet civile ukrainase“, thuhet në letër, sipas së cilës të burgosurit politikë dhe civilët ukrainas të ndaluar nga qeveria ruse janë të paktën 10,000. “Jemi të paktën 10,000 prej nesh, të burgosur politikë rusë dhe pengje civile ukrainase. Ne të gjithë ndëshkohemi për një gjë: për mbajtjen e një qëndrimi qytetar“, shkruan 11 të burgosurit politikë që nënshkruan letrën. Midis tyre është Alexey Gorinov, 63 vjeç, figura e parë e opozitës ruse që u dënua me burg sipas ligjit të mbylljes së gojës që parashikon deri në 15 vjet burg për ata që kritikojnë agresionin ushtarak të Putinit. “Institucionet e të drejtave të njeriut në Rusinë moderne janë zëvendësuar plotësisht nga organe që thjesht imitojnë aktivitetet e të drejtave të njeriut. Si rezultat, shëndeti dhe jeta e të burgosurve janë në rrezik, dhe tortura dhe presioni ndaj tyre shpesh nuk hetohen ose ndëshkohen”, thuhej në letrën e publikuar në Reuters.

Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54