Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Lushnje. Zjarri ka rënë në katin e tretë të godinës. Brenda qendrës ka ende njerëz, ndërsa disa prej tyre po përpiqen të dalin nga dritaret. Në vendngjarje është edhe policia. “Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare. Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.