Qeveria mblodhi 234 miliardë lekë në 6-mujorin e parë të këtij viti, rreth 319.6 milionë euro më shumë të ardhura se krahasuar me vitin e kaluar, duke konfirmuar përmirësimin e ecurisë së ekonomisë, pasi kanë tejkaluar edhe nivelet e parakrizës. Sipas Ministrisë së Financave ndikim në ecurinë pozitive të të ardhurave kanë dhënë thuajse të gjithë zërat, ku veçanërisht rritjen më të madhe e ka shënuar Tatimi mbi Vlerën e Shtuar me rreth 9.8 miliardë lekë më shumë se në 2020-ën.