Pas fitores së djeshme ndaj Andorrës dhe sigurimit të një vendi në fazën play-off të Botërorit 2026, Arlind Ajeti ka ndarë në Instagram disa pamje nga festa e djemve të kombëtares. Në videon e tij lojtarët shihen duke kënduar këngën për heroin “Adem Jashari”, një melodi që tashmë është bërë traditë e festës së ekipit kombëtar pas çdo fitoreje apo arritje.