Top Channel/ Tarifat e Trump prekin Shqipërinë! Do goditen partnerët tregtarë
06/03/2025 19:56

Shqipëria nuk është një eksportues i madh në SHBA, por një rritje e tarifave për BE mund të ketë ndikime indirekte edhe në ekonominë e vendit tonë. Politika e vendosjes së tarifave më të larta por dhe zbatimit të parimit të reciprocitetit, ka rritur mundësitë e një rreziku edhe për shumë sektorë në vendin tonë. Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa tregon mënyrën sesi ekonomia shqiptare do të ndikohet brenda një 5-vjeçari nëse këto tarifa nisin të aplikohen. Eksportet shqiptare do të preken të parët, por pas nuk ngelen as çmimet më të larta, investimet e huaja por dhe një tkurrje e tregtisë së jashtme. Një ekspozim nga tarifat i partnerëve kryesor tregtarë si Italia, Kina, Gjermania, Spanja e Greqia do të prekte ndjeshëm ekonominë shqiptare, e cila është e varur në 56.9% të tregtisë së jashtme. Ndërsa as investimet e huaja direkt nga partnerë të rëndësishëm si Italia, Holanda, Gjermania e Austria nuk do të performonin njëlloj sipas ekspertëve, të cilat do të rishikonin planet e tyre edhe në Ballkan. Sipërmarrësi amerikan në Shqipëri, Mark Crawford i sheh të drejta këto tarifa ndërsa thotë se Shqipëria duhet të jetë më e përgatitur në përballimin e kostove që do të vijnë nga BE. Në tremujorin e 3 të 2024, Shqipëria shiti drejt SHBA 287 milionë lekë mallra dhe bleu 1.2 mld lekë produkte të huaja.(grafik) Por të ulëta mbeten investimet e huaja, ndonëse kanë shënuar rritje të lehta. Në një këndvështrim optimistë të kësaj politike tarifore, ekspertët thonë se vetëm nëse Shqipëria ofron alternativa të reja për prodhim ose eksport, mund të përfitojë nga kjo situatë.

Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.3%, shkak rritja çmimit të qirave dhe e ushqimeve
12/02 15:32
Top Channel/ Shqiptarët me lekë nëpër xhepa! 4.83 miliardë euro cash në 2025
08/02 19:46
Top Channel/ Rritet kredia për shtëpi/ Arrin në 64.4 miliardë lekë, dominon në monedhën vendëse
06/02 19:52
DIGITALB DIGITALB