Top Channel/ Tarifat e Trump nuk vonojnë, rrisin çmimin e kafesë një ditë pas shpalljes së tyre
03/04/2025 21:57

Çmimi i kafesë është rritur si rezultat i tarifave të reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndaj prodhuesve më të mëdhenj në botë. Kjo u bë e ditur nga Financial Times dhe CNN të cilat theksojnë se tarifat, të cilat do të prekin importet e kafesë nga Brazili, Kolumbia dhe Vietnami, rritën çmimet në dyqane dhe kafenë në një kohë kur kostoja e farave të kafesë tashmë ka arritur nivele rekord për shkak të mungesës së furnizimit. SHBA importon pjesën më të madhe të kafesë nga Kolumbia dhe Brazili, dy prodhuesit më të mëdhenj në botë të kokrrave cilësore të kafesë Arabica. Mallrat e tyre do t’i nënshtrohen një tarife prej 10% sipas masave të reja. Ndërkohë, tarifat e larta prej 46% për mallrat vietnameze do të kenë gjithashtu një ndikim, kjo pasi Vietnami është prodhuesi kryesor në botë i kokrrave më të lira robusta, të përdorura zakonisht në kafenë e çastit, dhe një eksportues i rëndësishëm për SHBA-në. Çmimet e kafesë tashmë kanë arritur nivele rekord në muajt e fundit për shkak të kushteve të pafavorshme të motit në rajonet kryesore prodhuese, përfshirë Brazilin. Ndërkohë, çmimet e kakaos pothuajse janë trefishuar gjatë vitit të fundit për shkak të motit ekstrem dhe sëmundjeve që kanë goditur të korrat, dhe pritet të rriten më tej për shkak të tarifave më të larta për importet nga Bregu i Fildishtë dhe Ekuadori. Bregu i Fildishtë, prodhuesi më i madh i kakaos në botë, është goditur me tarifa prej 21%. Çmimi i kafesë ka pësuar në fakt një rritje thotë CNN, që nga viti 2011 pasi moti i keq ka pllakosur rajonet kryesore të rritjes së kafesë si Brazili dhe Kolumbia. SHBA nuk është një prodhues kafeje, me përjashtim të disa prodhimeve në Hawaii. Ajo e importon shumicën e kafesë së saj dhe konsumatorët amerikanë priren të preferojnë kafen kolumbiane.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00