Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se e ka ngritur si shqetësim çështjen e tarifave të Shteteve të Bashkuara ndaj Bashkimit Evropian gjatë takimit me presidentin amerikan, Donald Trump. Por, ka theksuar se ka “shumë pak shpresë” se kjo çështje do të zgjidhet. Macroni i ka cilësuar si “keqkuptime” nga ana e administratës së SHBA-së çështjen e tarifave ndaj BE-së. Presidenti francez ka shtuar se tarifat evropiane aplikohen pavarësisht statusit të produktit, qofshin të importuara apo të prodhuara brenda bllokut.