Tarifa 125% që Donald Trumpi vendosi ndaj një serë mallrash kineze,e dha pasojën e parë: Juani ka pësuar një rënie dramatike, duke mbërritur nivelin e tij më të ulët në gati dy dekada. Rënia vjen pas përshkallëzimit të konfliktit tregtar mes dy ekonomive më të mëdha të globit. Tarifat “reciproke” të presidentit të SHBA-së, Donald Trump ndaj dhjetëra vendeve hynë në fuqi të mërkurën, duke përfshirë taksat masive për mallrat kineze.