10 shoferë kanë rënë në prangat e policisë gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit janë pezulluar gjithsej 38 leje drejtimi, nga të cilat 25 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.