Kancelari gjerman, Olaf Scholz konfirmoi lajmin se vendi i tij do të nisë drejt Ukrainës tanket Leopard të shumëkërkuara prej saj. Në fazën e parë, drejt vendit të përfshirë prej 11 muajsh tashmë nga konflikti, do të dërgohen 14 tanke të tilla nga rezervat e Bundesëehrit. Qëllimi është që bashkë me partnerët e tjerë "të grumbullohen sa më parë dy batalione tankesh Leopard 2, dhe në total, të dërgohen 90 tanke.