Presidenca “kalon në heshtje” ligjin për kanabisin mjekësor dhe studentët e mjekësisë Presidenti i Republikës ka kaluar pa dekret, dy ligjet e miratuara në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së fundit plenare. Bëhet fjalë për ligjin që i hap rrugën legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe ligjit që u ofron lehtësira studentëve të Mjekësisë, nëse ata pranojnë të japin kontributin e tyre si mjekë në vendin tonë për 5 vite pasi përfundojnë studimet.