Talebanët ua kanë ndaluar praktikisht vajzave kthimin në shkollat e mesme në Afganistan. Liderët e rinj të vendit morën vendimin që vetëm djemtë dhe mësuesit burra të kthehen nëpër klasa, ndërsa vajzat nuk u përmendën gjëkundi. Kur rrëzoi muajin e kaluar qeverinë e mbështetuer nga Perëndimi, grupimi i linjës së ashpër islamike u zotua për një qasje më të butë ndaj femrave, krahasuar me linjën e ndjekur prej tij në vitet 90`, kur grave e vajzave i ndalohej shkollimi e punësimi.