Media të huaja pretendojnë se në marrjen e provincës së Panjshirit, e fundit që nuk kishte rënë në duart e talebanëve, u përfshi një shtet tjetër: Pakistani. Lugina konsiderohej thuajse e pamundur për t`u pushtuar, dhe në sulmet e tyre të para, talebanët u mposhtën e u detyruan të zbrapseshin. Ministria e jashtem pakistaneze i mohoi të tilla akuza, duke i cilësuar pjesë të një propaganda kundër Pakistanit, e cila sipas saj synon të corientojë dhe komunitetin ndërkombëtar.